Ndotja në Tetovë, vazhdojnë protestat dhe mbyllen shkollat

protesta tetoveKanë vazhduar edhe sot protestat e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nëpër rrugët e Tetovës. Për rreth 2 orë nxënësit shprehën revoltin dhe brohoritën “Duam ajër të pastër”, përpara Komunës së Tetovës. Ndërkohë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në takim me kryetaren e Komunës Teuta Arifi, morën vendimin për të bojkotuar procesin arsimor në të gjitha çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, deri në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Sipas Arifit kjo masë do të zgjas deri në përfundimin e gjysmë vjetorit të parë.

“Duke u nisur nga fakti që ditëve të fundit indikatorët e ndotjes së ajrit ambiental në Tetovë kanë arritur shifra alarmante komuna e Tetovës në koordinim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës solli vendim për ndërprerjen e menjëhershme të procesit edukativo arsimor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme si dhe në çerdhet që janë nën jurisdikcionin e komunës së Tetovës”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Përndryshe, protesta masive janë paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 12 nga Organizata Nëna dhe Fëmija dhe nga EkoGuerilla, të cilat do manifestohen me bllokim të hyrjeve kryesore të qytetit në të katër anët, pra tek rrethrrotullimi tek Vero, tek rrethi tek stadiumi i qytetit dhe në udhëkryqin tek USHT-ja dhe shkolla e mesme e mjekësisë. Revolti i qytetarëve vjen pasi këto ditë niveli i ndotjes së ajrit në rajonin e Pollogut ka kaluar çdo kufi të së lejuarës. Grimcat PM10 kanë mbërritur në 996 që është edhe maksimumi i kapacitetit matës, duke kaluar më së paku 20 herë masën e lejuar. (alsat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>