Lehtësuesi Piter Vanhojte po tenton t’i motivojë partitë, por opinion është i vetëdijshëm se Marrëveshja e Përzhinos e ka humbur dinamikën dhe se partitë po sillen në stilin “shpejto ngadalë”. Kjo vjen si pasojë e thyerjeve të afateve të thyera dhe si rezultat i mungesës së vullnetit.
“Nga fillimi i Marrëveshja e Përzhinos vuan nga dy deficite: afate të shkurtra dhe ambicie të ndërrohen shumë punë sistemore, të cilat janë të shkatërruara sistematikisht 25 vite”, shprehet profesori universitar Nenad Markoviq.
Sipas Markoviq, pavarësisht përbërjes së KSHZ-së, sistemi mediatik ose rregullat zgjedhore, nga sjellja e disa partive të caktuara shihet qartazi se nuk ka vullnet për ndryshim.
“Prandaj, zgjatja e afatit kohor rreth vendimeve të Marrëveshjes së Përzhinos është tregues se nuk ekziston kurrfarë vullneti rregullat sistematike të ndërrohen për të mirë, ose të krijohet lojë fer, si në zgjedhje ashtu edhe pas”, tha për DW në gjuhën maqedonase Markoviq.
Ai ka shtuar se me këtë dinamikë të zbatimit të Marrëveshjes, prilli po bëhet afat që do të duhet të shtyhet./dw/