Moti gjatë këtij sezoni festash në SHBA po shkakton viktima dhe po lë pas shkatërrime. Një front i ftohtë i ardhur nga pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara po ndërvepron me të nxehtin nga pjesa jugore e vendit.
Gjatë sezonit të festave, Shtetet e Bashkuara po përballen me një mot të pazakontë që ka shkaktuar viktima dhe shkatërrime në pjesë të mëdha të vendit.
“Po binte një shi me erë dhe papritur të gjithë kuptuam që po vinte një tornado dhe se duhet të mbroheshim,” thotë një e mbijetuar nga tornado në Teksas.
Mbrëmjen e së shtunës, shteti i Teksasit u godit nga disa tornado, të cilat shkaktuan shtatë të vdekur dhe shkatërruan disa shtëpi në zonën e Dallasit.
“Kur dola nga shtëpia dëgjova vetëm kaos. Pashë njerëz të bllokuar në makinat e tyre. Ndihmova një grua që kishte ngelur në makinë prej pemëve që ishin rrëzuar,” thotë një i mbijetuar nga tornado.
Sipas kanalit televiziv për kohën, ky mot u shkaktua prej frontit të ftohtë të ardhur nga pjesa perëndimore e SHBA-së dhe ndërveprimit me të nxehtin e pahasur më parë në pjesën jugore të vendit.
Në Teksas dhe në Oklahoma banorët po përgatiten për një furtunë bore që pritet të sjellë të deri në 45 cm dëborë.
Edhe në jugun e Shteteve të Bashkuara kushtet e pazakonta të motit kanë shkaktuar dhjetë viktima në Misissippi. (voa)