Sot rreth orës 11:00 në pikën doganore të Morinës, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në Protestën e 17 shkurtit në Prishtinë.
Si fillim ata kanë kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese. Më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë.
Protestuesit e tjerë janë kthyer me gjithë autobus në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe nuk iu është lejuar hyrja.
Më pas Policia e Kosovës ka lëshuar një dokument në të cilin e ka shpallur person të rrezikshëm Bashkim Rodonin, dhe ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë. Bashkim Rodoni është artist, regjisor e muzikant.
Ndërsa një tjetër pjesëmarrës, Gent Amzain e kanë arrestuar dhe kanë njoftuar se do ta çojnë në paraburgim në Prizren. Gent Amzai, nga Struga, është student i filozofisë në Tiranë.
Të tjerëve ende nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje se pse po i ndalojnë.
Ky veprim i Policisë së Kosovës është i turpshëm, dhe synon vazhdimin e politikës famëkeqe të distancimit të Kosovës prej Shqipërisë.
17 shkurt 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!