Në Kuvendin e Kosovës është hedhur sërish gaz lotsjellës, në seacnën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur dy kandidatë: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.
Në seancën e Parlamentit të Kosovës të pranishëm ishin në fillim 104 deputetë. Ndër ta janë edhe përfaqësuesit e opozitës, të prirë nga lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri. Deri tani opozita nuk ka bërë përpjekje të pengojë zhvillimin e seancës, por një nga liderët opozitarë, Albin Kurti, i cili poashtu është në sallë, pohon se kjo është një seancë “e rrezikshme dhe e jashtëligjshme“.
“Ne nuk kemi parë seancë të jashtëzakonshme për arsim, për veriun e papunësinë, por po duan të zgjedhin presidentin tinëz. Ky person (kandidati i PDK për president, Hashim Thaçi) dëshiron të jetë i befasishëm për qytetarët dhe i parashikueshëm për Serbinë e Vuçiqin”, tha Kurti. Ndërsa lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh para protestuesve të mbledhur para parlamentit se “Thaçi është i shkarkuar dhe nuk mund të zgjidhet për president”.
Kandidatët Thaçi dhe Rama
Por në Parlament u paraqitën edhe zyrtarisht kandidaturat e Thaçit dhe Ramës. Komisioni ligjor është duke verifikuar kandidaturat e tyre. Dilema kryesore që shtrohet është nëse për presidentin e ri do të votojnë dy të tretat e deputetëve, sa është e domosdoshme për të qenë zgjedhja legjitime. Deri tani u bë e qartë se përfaqësuesit e opozitës (Vetëvendosjes dhe AAK) do ta bojkotojnë procesin e votimit. Procesin e votimit do ta bojkotojnë edhe disa deputetë të partive në pushtet, por burime nga koalicioni pohojnë se ata kanë më shumë se 80 deputetë, sa janë të domosdoshëm të votojnë. Në dy raundet e para, kandidati duhet të fitojë dy të tretat e votave për të marrë postin e presidentit. Ndërsa në raundin e tretë kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash, nga 120 deputetë sa ka Parlamenti i Kosovës.
Tensionet
Në qendër të Prishtinë po vazhdojnë ndërkohë protestat e opozitës kundër zgjedhjes së Thaçit president. Njëkohësisht në Prishtinë kanë ardhur edhe disa grupe që mbështesin zgjedhjen e tij. Ka pasur edhe disa tensione mes tyre, por forca të mëdha policore janë vënë në mes të tyre dhe kanë i evituar përplasjet. Edhe Parlamenti dhe institucionet e tjera po sigurohen nga forca të mëdha policore.
Gazi lotsjell
Në seancë kanë debatuar shumë deputetë, shumica prej tyre opozitarë, të cilët kritikuan kandiaturën e Hashim Thaçit për president të Kosovës. Me pozitës dhe opozitës ka pasur edhe fjalë të rënda. Ndërsa në momoentin kur Sabri Hamiti, si i fundit mori fjalën, disa deputetë të opozitaës kanë hedhur gaz lotsjellës dhe shkaktuan ndërprerjen e seancës. Pritet që ajo të vazhdojë. (dw)