Reforma në drejtësi, Xhafaj: “Venecia” nuk merret me Byronë

fatmir-xhafajKreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, thotë se Byroja e Hetimit nuk është pjesë e raportit të Komisionit të Venecias. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj tha se e Komisioni i Venecias ka mbështetur urgjencën për reformën në drejtësi.

“Byroja e Hetimit nuk është pjesë e raportit të Venecias. Opinioni merret me Njësinë Antikorrupsion, me nevojën për të qenë llogaridhënës. Askush nuk ka pretenduar që Byroja të jetë jashtë kontrollit të prokurorisë”, u shpreh Xhafaj.

Ai theksoi se Komisioni i Venecias nuk e ka rrëzuar draftin e paraqitur për reformën në drejtësi.

“Venecia nuk e rrëzoi draftin. Kush e thotë këtë, dëmton reformën në drejtësi. 2/3 apo 3/5 për zgjedhjen e anëtarëve do ta vendosë diskutimi mes palëve”, tha Xhafaj.

Ai shtoi se maxhoranca është e gatshme “të pranojë çdo zgjidhje me opozitën”. Xhafaj tha se reforma në drejtësi duhet bërë përmes zgjidhjeve radikale siç është ngritja e strukturave antikorrupsion apo edhe përmes zgjidhjeve si vlerësimi për gjyqtarët e prokurorët.

“Procesi duhet të jetë i shpejtë, konstruktiv dhe konsensual. Opozita të kuptojë se institucionet nuk ndahen si parcela e sipas orekseve”, tha Xhafaj.

Ndërsa në lidhje me mandatin e kryeprokurorit Llalla, Xhafaj theksoi se “grupi i ekspertëve nuk ka thënë qartë ndërprerjen e mandatit”.

/ Shekulli  / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>