Panariti: Kastravecët tanë po përdoren në Maqedoni për luftë politike

PanaritiMinistri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel, reagoi pas deklaratave të zëvendësministrit të Bujqësisë maqedonas, Lupço Nikolovski, i cili tha se, në tregun e Maqedonisë kanë hyrë nga Shqipëria kastravecë që përmbajnë substanca helmuese.

Panariti theksoi se në Maqedoni po përdoren kastravecët tonë për luftë politike.

“Është ndezur lufta politike atje dhe po përdoren kastravecët e Shqipërisë për këtë luftë. Sipas rezultateve laboratorike në Shkup, nivelet e pesticideve janë 25 herë më të ulta se niveli maksimal i lejuar. Kemi marrëveshje me Maqedoninë që për çdo shqetësim, autoritetet duhen njoftuar paraprakisht dhe jo me masa ekstreme si ndalimi i kamionëve në doganë”, u shpreh Panariti.

“Është veprim i nxituar dhe i pajustifikuar. Perimet tona janë super të pastra”, shtoi ministri i Bujqësisë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>