Ambasada e Rusisë në Maqedoni ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend duke akuzuar para se gjithash opozitën cila siç thuhet në reagim po instrumentalizohet për qëllime të vendeve perëndimore.
Sipas ambasadës Ruse me rëndësi është respektimi i veprimeve dhe vendimeve të, siç thuhet në letër, pushtetit legjitim të Maqedonisë. “Opozita maqedonase është shndërruar sërish në instrument për ndezje të konfliktit të brendshëm politik përmes përkrahjes nga jashtë me qëllim të vetëm që të mos ketë zgjedhje më 5 qershor të cilat janë mënyra e vetme legjitime dhe demokratike për dalje nga kriza e gjatë. Aktivizimi i “skenarit ukrainas”, inspirimi i jashtëm i aktiviteteve joligjore dhe i grusht-shtetit mund të sjellin tronditje serioze në Maqedoni dhe deri në destabilizimin e të gjithë Ballkanit”, thuhet në komunikatën e ambasadës Ruse në Maqedoni. (alsat)