Vetëm një parti në fushatën elektorale, tensionet në rritje

NikollaTë hënën edhe zyrtarisht ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit në Maqedoni, në të cilat do të merr pjesë vetëm një parti politike, VMRO DPMNE-ja që drejtohet ngaNikolla Gruevski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka verifikuar listën e kandidatëve të mundshëm të kësaj partie për deputetë ndërsa për shkak të parregullsive ligjore ka hedhur poshtë listën e një partie minore e afërt më partinë e Gruevskit.

Nga VMRO-ja thonë se janë të vendosur për zgjedhje edhe përkundër vendimit të të gjitha partive tjera për bojkotin e tyre dhe se fushata e tyre do të përqendrohet kryesisht në takime me elektoratin.

Kryetari i saj, Nikolla Gruevski i vetëdijshëm se zgjedhjet me pjesëmarrjen vetëm të partisë së tij nuk do të ketë asnjë efekt, që tani ka paralajmëruar zgjedhje të reja pas atyre më 5 qershor.

Nga Lidhja Social-Demokratike, partia më e madhe opozitare se VMRO-ja, me një veprim të tillë po bën edhe përpjekjen e fundit për t’i ikur përballjes me drejtësinë.

Sipas LSDM-së, zgjedhje të pranueshme nuk mund të ketë pa plotësimin e kritereve kryesore nga marrëveshja politike e arritur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

“Nikolla Gruevski po gënjehet dhe me këtë ai po gënjen edhe njerëzit e tij se me ndërlikimin e mëtejmë të gjendjes dhe me shkuarjen në zgjedhje një partiake mund të ndihmoj ata në mbetjen në fuqi të vendimit të presidentin për faljen e tyre. Këtë farsë që po e bënë VMRO-ja nuk i konvenon askujt”.

“Për ne si LSDM, interes parësor është që të kapërcehet kjo krizë dhe kjo mund të arrihet vetëm se me thirrjen e seancës së Kuvendit, anulimin e zgjedhjeve, tërheqjen e vendimit kriminal të presidentit për faljen e zyrtarëve që po hetohen, Drejtësia në vend do të vendoset dhe të gjitha ata që kanë bërë krime do të përgjigjen”, thotë Petre Shilegov duke shtuar se veprimi i VMRO-së do të përkeqësojë edhe më shumë krizën në vend.

Ai thotë se zgjedhje mund të ketë vetëm pasi të jenë plotësuar kërkesat tani më të njohura.

Se tensionet do të rriten edhe më shumë nëse vërtetë zgjedhjet do të mbahen vetëm me një parti politike, flasin edhe paralajmërimet që vijnë nga aktivistët e shoqërisë civile, të cilët tani një muaj po protestojnë kundër zgjedhjeve dhe vendimit të presidentit për faljen e zyrtarëve.

Protestat sipas tyre do të vazhdojnë me intensitet edhe më të lartë dhe me të gjitha format e mundshme për të penguar zgjedhjet më 5 qershor.

“Mendoj se kjo që ndodhë në Maqedoni është tragjikomike, është një situatë absurde e cila do t’i kushtojë shtrenjtë vetë shtetit dhe qytetarëve të saj në kuptimin e destabilizimit të mëtejmë të krizës në vend të kapërcimit të saj. Përgjigja ndaj kësaj aventure të rrezikshme të VMRO-së do të vijë nga opozita nëpërmjet radikalizimit të protestave dhe pres që kulmi të arrijë më 5 qershor kur të gjithë do të tentojnë të tregojnë se ato zgjedhje nuk janë legjitime”, thotë Neziri duke shtuar se zgjedhjet e tilla mund të jenë legale, por institucionet që do të dalin nga zgjedhje të tilla njëpartiake nuk janë legjitime.

“Zgjedhjet e tilla janë vetëm një farsë pasi institucionet që do të dalin nuk do të jenë reflektojnë vullnetin e shumicës në Maqedoni. Pra, kjo që bën partia në pushtet, VMRO DPMNE është një aventurë e cila mund të thellojë edhe më shumë krizën dhe ta destabilizoj vendin”, thotë Neziri.

Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmetindërkohë ka dalë me një nismë të re në Gjykatën Kushtetuese e që ka të bëjë me kontestimin e zgjedhjeve për shkak të mospërputhshmërisë së numrit të votuesve në njësitë zgjedhore.

Por, në Gjykatën Kushtetuese kho parti ka nisur edhe një kërkesë tjetër, atë për vlerësimin e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit.

Por, kjo vështirë se do të mund të kalojë në gjykatë pasi një nismë të tillë Gjykata Kushtetuese e kishte refuzuar në janar me vlerësimin se vendimi i Kuvendit ishte në përputhje me akte ligjore në fuqi.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e para në historinë e Maqedonisë në të cilat merr pjesë vetëm se një parti politike, dhe të cilat që tani është paralajmëruar se nuk do të njihen, jo vetëm nga partitë bojkotuese, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare. (rel)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>