Pas dyshimeve të ngritura ditë më parë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës, konkretisht në hapësirën mbrapa Rektoratit, ekziston një varrë masiv me trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që gjatë ditëve në vijim të nisin gërmimet në këtë hapësirë.
KosovaPress ka filmuar zonën në të cilën dyshohet se ekziston ky varrë masiv, dhe gjithashtu është përpjekur që të marrë një prononcim nga eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu në lidhje më këto dyshime, por kjo gjë ka qenë e pamundur.
Ndërkaq, dyshimet për ekzistimin e varrezës masivi i ka bërë publike ditë më parë vet Gërxhaliu, duke thënë se ka pranuar një dëshmi nga një qytetare, e cila pretendon se gjatë luftës ka parë të jenë varrosur disa persona në hapësirën e kampusit të UP-së. /K.Hajzeri/