Deri në fund të javës katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës do të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re të zgjeruar.
Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime partiake brenda një partie nënshkruese të kësaj marrëveshje. Në kuadër të qeverisë së re pritet të përfshihen kryesisht emra të rinj nga VMRO-DPMNE, por do të ketë ndryshime edhe tek ministrat e BDI-së, pasi që një pjesë e tyre pritet të ndrrohen.
Përveç kësaj, në qeverisjen e re kalimtare pritet të përfshihet edhe PDSH, duke kërkuar që të ketë numër të barabartë të ministrave dhe zv/ministrave me BDI.
Bisedimet për qeverinë e re të zgjeruar po zhvillohen me iniciativën e ambasadorëve të BE dhe SHBA, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
Ata në takimet e djeshme janë takuar me përfaqësues të partive VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH, për ti hapur rrugë marrëveshjes për qeveri të re kalimtare, e cila do të organizojë zgjedhjet e reja.(INA)