“Deputetët e LSDM-së, nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit, derisa Gjykata Kushtetuese nuk do të deklarohet për kushtetutshmërinë e institucionit të Prokurorisë Speciale Publike”, kështu deklaroi në konferencë për shtyp, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, të gjitha afatet janë shkelur dhe se durimi i qytetarëve është nga fundi.
“Kriza politike duhet sa më shpejtë të mbarojë. Gjykata Kushtetuese menjëherë të deklarohet për kushtetutshmërinë e PSP-së. Është e papranueshme që më shumë se 8 muaj të zgjatë paqartësia. Përderisa nuk do të deklarohet Gjykata Kushtetuese, deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit”, tha Zaev. (ina)