Industria e makinave dhe telefonat inteligjentë

celulariPërmirësimi i teknologjisë së informacionit në makina po nxit kompanitë që të kërkojnë mënyra të reja për të përmirësuar ngarjen e tyre. Prodhuesit e makinave dhe krijuesit e programeve janë duke përdorur programin e fundit kumpjuterik të bazuar në aplikacione, që mund ta ndezin makinën nga distanca duke e bërë atë pjesë të telefonit inteligjent.

Në Kongresin Botëror të Teknologjisë në Shanghai, 5G është një term shumë i përdorur. Rrjeti 5G është faza tjetër e rëndësishme e standardeve të telekomunikacionit dhe është gati ta revolucionarizojë ndërlidhjen mes telefonave inteligjentë dhe makinave.

Prodhuesit e makinave duan të zgjerojnë aftësitë teknologjike të makinave për të përmirësuar përvojën e shoferit.

Një numër i prodhuesve po punojnë në sistemet e reja të cilat do ta lehtësojnë ndërveprimin e automjeteve me aplikacionet. Produkti i Fordit, Sync3 e bën makinën pjesë të telefonit inteligjent. Ford ka partneritet me disa kompani lokale kineze, si Dingding Tingche e cila ka krijuar një aplikacion për parkim të makinave.

“Sync3 është më e shpejtë dhe më e lehtë për t’u përdorur se teknologjitë tona të mëparshme të informacionit dhe argëtimit në automjete”, thotë drejtori i pajisjeve teknologjike në makina i kompanisë Ford në rajonin e Azi Paqësorit, Julius Marchwicki.

“Ajo përmirëson përvojën e konsumatorit duke ia lehtësuar atij mundësinë për të bërë telefonata, qasjen në muzikën e tij, dhe përdorimin e aplikacioneve të preferuara brenda makinës përmes aplikacionit Ford AppLink. Shumica e aplikacioneve brenda makinës tani mund të aktivizohen përmes zërit.”

Ford ka shtuar edhe alfabetin kinez në ekranet e makinave të saj të cilët gjithashtu mund të aktivizohen përmes zërit.

Studiuesit e industrisë thonë se përdorimi i këtyre teknologjive në makina ka nxitur novacionin.

Analisti Ishan Dutt i kompanisë Canalys thotë se shumë kompani janë duke u angazhuar në këtë prirje nga frika se mund ngelen pas.

“Kemi parë një angazhim të madh nga shumë kompani të cilat po përdorin teknologjinë e ndërlidhjes dhe të makinave pa shofer, veçanërisht në 18 muajt e fundit. Kjo është nxitur nga konkurrenca. Nëse një kompani prodhon një pajisje origjinale, të tjerët e ndjejnë presionin për të prodhuar pajisje të tilla në një afat sa më të shpejtë. Këtu në Kongresin e Teknologjisë në Shangai, kompanitë lokale si Alibaba dhe SAIC po rrisin praninë e tyre. Këtu janë të pranishme edhe kompani ndërkombëtare të makinave si Ford dhe Volvo që janë duke u përpjekur të hyjnë në tregun kinez me produktet e tyre,” thotë ai.

Gjiganti kinez i shitjeve në internet, Alibaba prezantoi programin e saj të parë kompjuterik për makinat, YunOS.

Analisti Dutt thotë kjo lëvizje e kompanisë Alibaba tregon se ajo dëshiron ta zgjerojë biznesin edhe në këtë fushë. Ai gjithashtu thotë se zhvillimi i teknologjisë së ndërlidhjes në makina është hapi i parë në rrugën drejt makinave autonome.

Kongresi i Teknlogjisë Botërore në Shanghai u zhvillua nga data 29 qershor deri më 1 korrik të këtij viti. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>