Vetëm tre ditë pas aksidentit tragjik të Shkodrës një tjetër aksident fatkeq ka ndodhur në kufi me Maqedoninë.
Tre persona raportohen se kanë humbur jetën gjatë këtij aksidenti rrugor, thotë paraprakisht Policia e Dibrës, ndërkohë që një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale e hapur kohët e fundit, ndërkohë që mjeti që është përfshirë në aksident është tip fuoristradë.
Policia është nisur drejt vendngjarjes, por nuk dihen ende identitetet e viktimave dhe shkaku i aksidentit.
/ Top Channel