Është rritur në 23 numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve në Hasanbeg dhe lagjet e tjera të Shkupit.
Sait Ameti, 88 vjet nga Hasanbegu ka nderuar jetë të shtunën si pasojë e një infeksioni të madh në mushkëri.
Djali i Saitit, Gazmend Ameti, për televizionin AlsatM ka rrëfyer momentet e trishtimit kur babai i tij është gjetur në mes të oborrit pothuajse i vdekur.
Siç rrëfen Gazmendi, mërzia në këtë familje është dyfishuar, fillimisht ishin dëmet e mëdha materiale ndërsa tani edhe humbja e kryefamiljarit.
Brenda shtëpisë së familjes Ameti çdo gjë është e shkatërruar, në shumë pjesë të shtëpisë akoma ka baltë dhe ujë. Të vetmit që kishin vizituar këtë familje ishin anëtarët e komisionit për vlerësimin e dëmeve. (ina)