Komuna e Vrapcishtit është përfshirë nga rreshje të mëdhaja të shiut dhe breshëri.Sasia e madhe e ujit ka nxjerrë nëpër rrugë edhe ujerat e zeza të cilat kanë përfunduar nëpër bodrumet e pjesës me të madhe të shtëpive.
Shiu dhe breshëri janë ndalur rreth orës 17, ndërsa banorët po bëjnë pastrimin e rrugëve, oborëve dhe shtëpive.
Intensiteti i lartë i rreshjeve e ka shkulur nga vendi murrin e shkolles fillore te fshatit ndërsa breshëri ka dëmtuar edhe disa vetura.
Poashtu janë shkatërruar një pjese e madhe e të mbjellurave por edhe shume kopshte të shtëpive.
Kjo është hera e tretë, por më e fuqishmja që ky fshat vërshohet nga rreshjet e medhaja të shiut .
Tv2 gjat ditës së nesërme do te sjell raport të detajuar për gjendjen në këtë fshat dhe fshatërat tjerë të Komuneës së Vrapcishtit.
Tv2 Gostivar