Si ndryshon prokuroria? Ligji i ri shpërndan pushtetin e kryeprokurorit

ligji-prokuroriseKur ligji për prokurorinë të miratohet në Parlament dhe të marrë fuqi, prokuroria nuk do të jetë më kjo që njohim sot. Aktualisht, prokuroria është një organ i centralizuar, ku prokurori i përgjithshëm është i gjithëpushtetshëm brenda sistemit.

Por kur ligji i ri të nisë zbatimin, fuqia e kryeprokurorit do të zhbëhet. Ai do t’i ngjajë më shumë një adminstratori të sistemit, nuk do të ketë mundësi të propozojë emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve dhe nuk do të jetë më autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale.

Fuqia e tij do t’u kalojë drejtuesve të prokurorive në rrethe, të cilët veprojnë si të pavarur nga prokurori i përgjithshëm.

Opozita e konsideron këtë një tejkalim të parashikimeve kushtetuese. Një çështje me potencial të lartë rreziku për dezintegrimin e prokurorisë në disa ishuj pushteti, që e ben jollogaridhënëse dhe më të brishtë nga ndërhyrjet nga jashtë sistemit.

“Përtej ndryshimit kushtetues, ligji përkeqëson situatën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e çuar gravitetin te drejtuesit e prokurorive të rretheve, gjë që nuk është parashikuar nga Kushtetuta. Kjo do të ndikojë në mënyrën se si funksionon dhe sa efikase do të jetë prokuroria. Mazhoranca refuzoi dispozitën tranzitore që do të rregullonte kompetencat deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Opozita nuk mori pjesë kur mazhoranca e votoi ligjin në formë përfundimtare.

“Komisioni diskutoi nen për nen dhe e votoi në tërësi ligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë. Ky ligj tashmë konsiderohet i mbyllur për Komisionin e Reformës në Drejtësi”, tha nga ana tjetër deputeti i PS, Ulsi Manja.

Pas nisjes së zbatimit të ligjit për prokurorinë, kryeprokurori nuk do të jetë më një ngjarje aq e rëndësishme politike. Vëmendjen pas tij do ta marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>