Dje dhe sot, Wikileaks ka publikuar dy dokumente të cilat shpalosin detaje të reja të periudhës 2008-2008 të qeverisjes OBRM-PDUKM – BDI dhe të dhunës në zgjedhjet e vitit 2008, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në dokumentin e djeshëm u shpalos e vërteta se në vitin 2008, ka patur marrëveshje në mes të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, i quajtur si ”Marrëveshja e Majit”, përmes së cilës është dashur që të votohet ligji për gjuhën shqipe dhe ligji për ish-pjestarët e UÇK-së.
Ndërkaq, në dokumentin e publikuar sot nga Wikileaks, përmendet trysnia e ministrit të atëhershëm të jashtëm, Antonio Milloshoski, mbi ODIHR-in, përmes ambasadores amerikane në Shkup, Gillian Milovanovic.
Tv Nova bën të ditur se në këtë dokument është përfshirë edhe kërkesa tjetër e ministrit të atëhershëm të jashtëm Antonio Milloshoski, dërguar përfaqësuesit të atëhershëm të BE-së në Shkup. Kërkesa ka qenë e ngjashme dhe se e njëjta është refuzuar gjithashtu.
Ambasadorja amerikane ka komentuar kërkesën e Milloshoskit, duke thënë se kjo ka qenë hera e parë që Qeveria e Maqedonisë të tentojë të ndikojë mbi raportin e ODIHR-it. (ina)