Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt iu është ndërprerë fjala në Bern të Zvicrës, nga të rinjtë shqiptarë që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin.
“Drejtësi për Astritin”, “Enver Hoxhaj është anëtar i qeverisë autoritare”, ishin disa nga parullat që i kanë përdorur këta të rinj.
Lexoni njoftimin e plotë të Vetëvendosjes:
Ministrit Enver Hoxhaj i ndërpritet fjala në Bern të Zvicrës, nga të rinjtë shqiptarë që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin.
– Ju lutem shpërndajeni!
Parullat që ata mbanin ishin:
“Drejtësi për Astritin”,
“Liri për aktivistët politikë”,
“Enver Hoxhaj është anëtar i qeverisë autoritare”,
“Ju jeni anëtar i një regjimi kriminal, nuk keni vend këtu për fjalime”,
“Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit”,
“Astriti u rrit në Bern, u kthye në atdhe, ku u vra”.