Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takohet me kancelaren Angela Merkel në Berlin
Kancelarja Angela Merkel i ka premtuar mbështetje të mëtejshme Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shqipëria vitet e fundit ka bërë ndryshime rrënjësore dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformimi, tha Merkel të hënën (28.11) para takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin. Si shembull ajo përmendi reformën në drejtësi: “Tani natyrisht që është e rëndësishme të vazhdohet rruga në këto piekta të rëndësishme që janë vendosur.” Krahas zbatimit të reformës në drejtësi duhet vazhduar edhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Shqipëria që nga viti 2014 është vend kandidat për antarësim në BE dhe shpreson tani të marrë dritën e gjelbër nga Brukseli për hapjen e negociatave të antarësimit. (dw)