John Kerry u premton aleatëve të NATO-s, se SHBA-ja do të jetë një aleat i besueshëm edhe nën drejtimin e presidentit Donald Trump.
Manovrat paralele, shkëmbim më i fortë informacioni dhe koordinim i ngushtë në rastet e sulmeve të hakerëve dhe krizave: NATO dhe BE-ja do të bashkëpunojnë më të ngushtë. Ministrat e jashtëm të NATO-s miratuan rreth 40 projekte për mbështetjen e ndërsjellë mes tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e sheh këtë si një element të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Evropës dhe SHBA-së.
Stoltenberg e quajti marrëveshjen si një “moment historik” në bashkëpunimin dypalësh. Kjo marrëveshje për të cilën u ra dakord në parim në korrik në samitin e NATO-s në Varshavë ngrihet mbi një bashkëpunim “shumë konkret dhe pragmatik”. Në të njëjtën kohë “lidhjet e forta ndërmjet NATO-s dhe BE-së” dhe “i afrojnë Amerikën e Veriut dhe Evropën edhe më tej”, tha Stoltenberg. (dw)