Zhvillime dramatike në policinë e Kumanovës. Pjesëtarë të policisë që janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së, kanë bastisur shtëpinë e kryeshefit të policisë që është nga radhët e LSDM-së, njoftojnë ekskluzivisht për Gazetën Lajm burime policore. Sipas tyre, kryeshefi akuzohet për kqpërdorim të pozitës zyrtare dhe agjitim për LSDM-në. Në Kumanovë sonte ka ndeshje basketbollistike dhe policët e afërt me LSDM-në bashkë me tifozë kanë paralajmëruar protesta para Stacionit Policor në Kumanovë. Ndryshe prej mbremë Oliver Spasovski nuk është më ministër i brendshëm, por ky dikaster prap udhëhiqet nga BDI dhe VMRO. Situata në Kumanovë marrim vesh se sonte ka alarmuar edhe diplomatët në Shkup. (ina)