Serbë të Pejës thonë se fëmijët e tyre në “Panda” i ka vrarë Sigurimi i Serbisë

caffe-pandaNë Patrikanën e Pejës sot është shënuar 18 –vjetori i vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në këtë qytet.

Familjet e të vrarëve thonë se krimin s’e kanë bërë shqiptarët dhe presin nga Qeveria e Serbisë përgjigje në pyetjen nëse krimin e kanë bërë forcat ushtarake apo ato policore serbe që kanë qenë në Pejë në vitin 1998, transmeton Koha.net.

Gjashtë të rinj serbë u vranë para 18 vjetësh në lokalin “Panda” në Pejë. Dy vrasës të maskuar hynë në kafene dhe me rafalë nga amë automatike vranë pesë nxënës të shkollës së mesme dhe një student. Hetimet rreth këtij rasti ende nuk ka përparuar dhe ende nuk dihet kush është përgjegjës për krimin, raporton b92.
Prindërit e të vrarëve kërkojnë zbulimin e fajtorëve.

“Para tri vjetësh kryeministri (Aleksandar) Vuçiq ka deklaruar se do të befasohemi ku të zbulojmë se kush e ka bërë këtë. E ka bërë qartë me dije se atë se kishte bërë pala tjetër. Palë tjetër i mendojmë shqiptarët. Ndoshta s’e kanë bërë romët dhe të tjerët. E kemi frikë se do të jetë turp më shumë se dhemb je kur të marrim vesh”, thotë nëna e njërës viktimë, Lubica Trifoviq.
Vojislav Trifoviq thotë se dikush e di të vërtetën, porse ajo po fshihet me shumë kujdes.

“Duam që e vërteta të dalë në shesh”, thotë ai.
“Kemi dhënë deklarata për hetuesit dhe, pas 18 vjetësh, ka filluar të gjendet fija e lëmshit. Mendoj se ata e dinë se kush i ka vrarë”, thotë Lubica.
Disa medie beogradas edhe atëbotë kishin shkruar se vrasjen e kishte bërë Sigurimi shtetëror i Serbisë. (koha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>