Maqedoni: Partitë paraqesin shpalosin kushtet për krijimin e qeverisë

Zyrtarizmi i gjuhës shqipe, zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale, përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve, janë çështjet kyçe për të cilat BDI-ja nuk do të lëshojë pe gjatë negociatave për formimin e qeverisë..

parlamentiKjo u bë e ditur në mbledhjen e kryesisë së partisë, ku u tha se koalicionimi i mundshëm me të dyja partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM vlerësohet njësoj duke mos u favorizuar asnjëra. “BDI vë interesat e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesave partiake. BDI nuk ka partner strategjik dhe preferenca për asnjë bllok politik maqedonas, por mbetet partner me popullin shqiptar. BDI përcakton si çështje të panegociushme për të ardhmen përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe zyrtare, integrimin në NATO, integrimin në BE, vazhdimin e mandatit të PSP-së me qëllim të zbardhjes së gjitha dyshimeve të dala nga skandali i përgjimeve”, thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

VMRO i hedh poshtë kushtet e BDI-së

Edhe për çmim të mosformimit të qeverisë, VMRO-DPMNE nuk do t’i pranojë kërkesat e BDI-së, thuhet në reagimin e VMRO-së pas publikimit të kushteve të BDI-së për fillimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re. VMRO përsërit se nuk pajtohet, nuk do të negocijojë dhe nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës me qëllim që dygjuhësia të jetë zyrtare në tërë territorin e vendit dhe të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale. VMRO këto qëndrime i mbështet në karakterin e shtetit unitar, mbrojtjen e rregullimit kushtetues të vendtit, dhe përcaktimet politike të VMRO-DPMNE-së të bëra publike në periudhën parazgjedhore.

“Pa marrë parasysh rezultatin e negociatave për formimin e qeverisë në periudhën e ardhëshme, pa marrë parasysh se a do të formohet qeveria e re dhe kush do ta formojë atë, VMRO-DPMNE dhe “Koalicioni për Maqedoni më të mirë”, nuk do të zhvillojë bisedime dhe as nuk do të lejojë ndryshimin e kushtutës me çka do të mundësohej dygjuhësia zyrtare në tërë territorin dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Për partinë e Nikolla Gruevskit, Prokuroria Speciale është instrument politik për shantazhimin e çdo politikani, i cili do të luftojë për interesat kombëtare të popullit maqedonas dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. PSP është mjet me të cilin degradohet dhe mohohet sovraniteti dhe pavarësia e shteit të Maqedonisë. PSP është instrumenti për vazhdimin e krizës dhe mbajtjen e Maqedonisë peng, ndaj ne asnjëherë nuk do të pajtohemi që Maqedonia të vazhdojë të mbahet peng. Moslejimi i vazhdimit të mandatit të PSP-së nuk është frikë por guxim, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

“BESA” dhe “Aleanca” konsekuente ndaj deklaratës së përbashkët

Faton Fazliu nga Lëvizja Besa thotë se për ta vlen deklarata e partive shqiptare dhe se nuk komentojnë kushtet e reja që publikohen nga BDI.

“Partitë shqiptare për pikat e deklaratës së përbashkët janë zotuar para shqiptarëve të Maqedonisë, dhe nëse BDI-ja heq dorë nga ato pika nuk lënë askënd në baltë përpos vetvetes”, është shpreh Fazliu.
Arben Taravari nga “Aleanca për shqiptarët” thotë se qendrimi ynë prej para dy vjetësh ka qenë unifikimi i qëndrimeve të partive politike shqiptare në Maqedoni, dhe si ide këtë e imponuam dhe po kjo u realizua.

“Përgjigjemi vetëm për konceptin politik të plotformës, por jo edhe për pazaret politike që mund të bëhen gjatë koalicionimeve të mundshme për qeveri. Dhe, në fund përsëri insistojmë të drejtat kolektive shqiptare të jenë mbi partitë politike”, thotë Taravari.

I mandatuari përballë shumë sfidave

Analistët politik vlersojnë se liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ndodhen në presion serioz madje edhe nga vetë anëtarësia e tyre se në çdrejtim duhet të shkojnë.  “Në këto çaste mendoj se edhe Ali Ahmeti edhe Nikolla Gruevski po përballen me probleme serioze, presione serioze mandje edhe kundërshtime serioze edhe në kuadër të antarsisë së tyre se deri ku mund të shkojnë dhe çfarë të bëjnë. Natyrisht në kushte të tilla vjen në shprehje thënia e vjetër mos thoni asgjë, sepse çfarë do që të thoni mund të ndikojë kundër, prandaj mendoj se kemi një lloj heshtjeje, vlerëson Ruzhin.

Eksperti juridik Osman Kadriu nuk shpreson se VMRO-DPMNE do të arrijë të bjerë në ujdi për krijimin e një qeverie të re me partitë shqiptare.

“Gruevski nuk do të ketë mundësi të propozojë përbërjen e qeverisë së re, meqë do të dështojnë bisedimet me partitë shqiptare. Në këto raste sipas kushtetutës, Presidenti ia beson mandatin subjektit të dytë politik, thotë Osman Kadriu profesor i së drejtës kushtetuese. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>