Donald Trump dhe politika e jashtme e presidentit Obama

obama be trumpNdërkohë që Presidenti amerikan Barak Obama përgatitet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, kritikët dhe mbështetësit e tij janë dakord se politika e tij e jashtme është shoqëruar me ulje dhe ngritje, duke filluar nga vrasja e udhëheqësit të al-Kaidës Osama bin Laden deri tek dobësia e tij përballë trazirave dhe dhunës në shumë pjesë të botës, përfshirë Lindjen e Mesme. Shumica e ekspertëve janë gjithashtu dakord se është e vështirë të parashikohet se çfarë ndikimi do të ketë presidenti i sapozgjedhur Donald Trump në trashëgiminë e presidentit Obama në skenën botërore.

Presidenti Barack Obama është përballur me shumë pyetje të vështira në lidhje me paaftësinë e Shteteve të Bashkuara për të ndalur masakrat në Siri, ashtu siç bëri në një konferencë shtypi në dhjetor:

“Për vite me radhë, ne kemi punuar për të ndalur luftën civile në Siri dhe për të lehtësuar vuajtjet njerëzore. Kjo ka qenë një nga çështjet më të vështira që jam përballur si president. Përgjegjësia për mizoritë e kryera gjatë kësja lufte qëndrojnë mbi regjimin e Asadit dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani”

Presidenti Obama i ka dhënë fund rolit luftarak të trupave amerikane në Irak dhe në Afganistan, një premtim që ai e kishte bërë gjatë fushatës së tij. Të paktën një analist e lavdëron atë për trajtimin e luftrave që ai e trashëgoi nga administrata e Presidentit Bush.

“Bota po përjetonte trazira, dhe ai i dha fund luftërave në Irak dhe nëAfganistan, fundi i të cilave nuk dukej në horizont dhe ku kishte një prani të madhe të trupave amerikane”, thotë Brian Katulis i Qendrës për Progres Amerikan.

Analistë të tjerë nuk janë dakord me këtë vlerësim. Ata thonë se Barak Obama po e lë botën më pak të sigurt.

“Ekziston një shqetësim në lidhje me tërheqjen amerikane nga bota, një largim të vëmendjes, mungesë të përqëndrimit, përkushtimit dhe angazhimit. Unë e shoh këtë shqetësim në Lindjen e Mesme, dhe i kam dëgjuar këto shqetësime edhe nga evropianët. E njejta gjë ka ndodhur edhe në në Azi”, thotë James Carafano i Fondacionit Heritage.

Presidenti Obama dhe Presidenti i zgjedhur Trump tashmë janë përplasur mbi një numër çështjesh të politikës së jashtme, duke përfshirë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, marrëveshjen bërthamore me Iranin, qasjen ndaj Kinës dhe mbylljen e burgut në Guantanamo. Presidenti Obama u tha gazetarëve se ai ka këtë këshillë për pasuesin e tij:

“Unë e kam këshilluar presidentin e zgjedhur që ai t’i trajtojë çështjet e politikës së jashtme në mënyrë sistematike dhe të kujdesshme. Ekipi i tij i këshilltarëve duhet të jetë i informuar mirë mbi gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kurthet e mundshme që mund ta sfidojnë përvojën e tyre.”

Por Presidenti i zgjedhur Trump duket se po ndjek kursin e tij në takimet e para me udhëheqësit e tjerë botërorë, përpara se të marrë detyrën më 20 janar. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>