Propozim-rezoluta e eurodeputetit Ivo Vajgl: Të hapen bisedimet, të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë

Ivo-VajglRaportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, e ka prezantuar propozim-rezolutën për Maqedoninë në aspekt të Raportit të përparimit për vitin 2016 të Komisionit Evropian.

Ky raport do të diskutohet në Komitetin për punë të jashtme – AFET në PE në Bruksel. Sipas korrespondentit të AIM-së nga Brukseli, për herë të parë, përveç se Vajgl propozon hapjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE, ai propozon zhvillimin e ”nismave të reja” së bashku me ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz, për t’i dhënë fund çështjes së tejzgjatur të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Raporti përfshinë konkluzat e Këshillit Evropian nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, pastaj Deklarata e Koferencës së parisit për Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në vitin 2016, raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhje të suksesshme të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit 2016, Rezolutën 817 dhe 845 të OKB-së për Maqedoninë, të vitit 1993 dhe aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkelje të Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë ndaj Maqedonisë. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>