Lideri i LSDM, Zoran Zaev ka theksuar se më shumë se 5 miliardë euro janë nxjerrë jashtë shtetit nga Gruevski dhe familja e tij.
“Ata do të duhet ti kthejnë këto para. Do të ketë konfiskim të pronës së përfituar përmes kriminalitetit, duke zbatuar praktikat evropiane”, ka theksuar Zaev në intervistën për gazetën serbe “Politika”.
Sipas tij, sa më shpejt duhet të formohet qeveria reformatore, e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza. (INA)