Në Tiranë, po botohet e plotë krijimtaria e Mithat Frashërit, një prej figurave më të njohura të kulturës dhe historisë shqiptare.
Instituti i Studimeve Historike, që mban emrin e tij, po përgatit një seri me 12 vëllime letrare, historike, epistolare dhe diplomatike nga Mitat Frashëri.
Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” po përgatit për botim një seri me 12 vëllime të gjithë krijimtarisë së Mithat Frashërit.
Ai është një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare të shekullit të kaluar dhe botimi i ndërmor në përvjetorin e ditëlindjes së tij.
Në këto vëllime janë përfshirë me radhë publicistika, studimet historike, krijimtaria letrare, përkthimet, diplomacia, kritika, bibliografia.
Në serinë e veprave të Mitat Frashërit janë përfshirë edhe letërkëmbimet e tij të pasura me kolegë dhe familjarë të shumtë.
Drejtuesi i institutit, Uran Butka thotë se kjo vepër është një pasuri, që i jepet publikut e plotë dhe e sistemuar për të kuptuar historinë e Shqipërisë.
Në këtë serial janë përfshirë të gjithë shkrimet e panjohura nga gjuhë të ndryshme në shtypin e kohës në Britani, Francë, Itali, Greqi, Zvicër, Rumani, Bullgari, Itali, Misir e SHBA.
Një nga pasuritë e mëdha që ai la pas ishte edhe biblioteka Lumo Skëndo, e trashëguar nga familjarët patriotë si Naim e Sami Frashëri, të cilën e plotësoi në disa dhjetëra mijë vëllime albanologjike.
Libraria Lumo Skëndo u sekuestrua me vendim të qeverisë komuniste shqiptare dhe përfundoi në disa biblioteka private shtetërore për disa dekada.
Mitat Frashëri u përndoq nga regjimi komunist edhe kur ishte jashtë vendit si kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë, sepse ishte një veprimtar anti-bolshevik dhe pro demokracive perëndimore anglo-amerikane.
Uran Butka është autor i disa librave për jetën dhe veprat e Mitat Frashërit.
Ai beson që botimi i serisë së veprave të Frashërit është një përpjekje për të ndriçuar falsifikimet, që i ka bërë historisë së Shqipërisë historiografia komuniste. (voa)