Merkel, Holande: Assadi vetë është përgjegjës

Airfield ShayratKancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande thanë në një deklaratë të përbashkët se “presidenti Assad dhe vetëm ai është përgjegjës për këto zhvillime” me “përdorimin e përsëritur të armëve kimike dhe me krimet kundër popullit të tij.”

Dy udhëheqësit e bënë deklaratën pas një bisede telefonike që patën sot. Ata thanë se vendet e tyre do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e Kombeve të Bashkuara në “përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Assad përgjegjës për veprimet e tij kriminale.”

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, tha sot se qeveria britanike kishte qenë në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara rreth planeve për goditjen e bazës ajrore siriane. Zoti Fallon tha se Kryeministrja Theresa May është mbajtur vazhdimisht e informuar rreth strategjisë së Shteteve të Bashkuara.

Turqia e përshëndeti goditjen amerikane me raketa në Siri, duke thënë se ky ishte një zhvillim i “rëndësishëm dhe domethënës”, por bëri thirrje për vazhdimin e një qëndrimi të ashpër ndaj presidentit Bashar al-Assad. Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus tha në një intervistë televizive se është “e domosdoshme që regjimi i Assadit të dënohet plotësisht nga bashkësia ndërkombëtare.” (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>