Anija kozmike ruse Soyuz u nis sot drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, me një astronaut amerikan në bord, i cili e ka këtë udhëtimin e parë në hapësirë, si dhe një kozmonaut veteran rus.
Jack Fischer dhe Fyodor Yurchikhin u nisën të enjten, 20 prill, nga baza eBaikonurit në Rusi për një mision katër mujor. Astronautët pritet të mbërrijnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor sot pas një udhëtimi prej gjashtë orësh.
Rusia zakonisht dërgon dy kozmonautë në stacionin hapësinor në udhëtimet meSoyuz, shoqëruar nga një astronaut amerikan, por e ka shkurtuar ekuipazhin deri vitin që vjen, kur laboratori i ri shkencor në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar të ketë përfunduar.
Fischer dhe Yurchikhin do t’i bashkohen ekupit të tanishëm në hapësirë, amerikanes Peggy Whitson, rusit Oleg Novitskiy dhe francezit Thomas Pesquetit.
Komandantja aktuale e Stacionit Ndërkopmbëtar të Hapësirës Whitson, ditën e hënë thyen rekordin prej 534 ditësh si amerikania që ka kaluar më shumë ditë në orbitë. Ajo do të marrë atë ditë një telefonatë përshëndetëse nga Presidenti Donald Trump dhe vajza e tij, Ivanka. (voa)