Arrestohen dy persona të dyshuar për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela

 

Kire GjorgjievskiDy persona, baba e bir, u arrestuan të ejten në lidhje me sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela, gjatë ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë. Kire dhe Cane Gjorgjievski akuzohen për tentativë për vrasje të zotit Sela, akuza e parë dhe më e rëndë në lidhje me veprimet e dhunshme në parlamentin maqedonas.

Dy sulmuesit janë filmuar nga kamerat e sigurisë së parlamentit dhe nga kamera televizive duke e goditur në fytyrë ligjvënësin shqiptar dhe duke e tërhequr atë zvarrë së bashku me tre persona të tjerë nëpër korridorin e parlamentit, ndërkohë që deputeti Sela ishte i përgjakur dhe pa vetëdije.

Të dyshuarve u është caktuar masa 30 ditë paraburgim dhe të ejten ata u dërguan në burgun e Shutkës në Shkup.

Lidhja Social Demokrate ka reaguar ndaj veprimeve të ngadalshme të prokurorisë publike mbi hetimin e dhunës në parlament dhe kapjen e anëtarëve të bandave të përfshirë në aktet e dhunshme. LSDM këmbëngulë se sulmuesit kishin për qëllim likuidimin fizik të një pjese të ligjvënësve, përfshirë kryetarin e partisë, Zoran Zaev dhe se ata duhet të akuzohen për ‘tentativë për vrasje’.

Ndërkohë, prokuroria ndaj shumë sulmuesve ka ngritur akuza për veprën “pjesëmarrje në turmë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës”, për të cilat ligji parashikon dënime deri në tre vjet burg.

Sistemi gjyqësor në Maqedoni vlerësohet si i korruptuar dhe i varur politikisht dhe sipas analistëve, shumë prej të akuzuarve mund t’u ulen ose t’u falen dënimet. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>