Pas arritjes së komprimist mes PD-s dhe PS-së në Tiranë nis punën qeveria qeveria me gjashtë ministra teknicienë, të propozuar nga PD në opozitë.
Katër ditë që sfiduan tre muaj. Kanë mjaftuar këto katër ditë të fundit të pas marrveshjes Rama-Basha, të arritur të enjten e kaluar(18.05)për të zhbllokuar vettingun dhe bojkotin tremujor të parlamentit nga Partia Demokratike (PD) në opozitë. Mbrëmjen e së hën7s (22.05)në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare marrëveshja e sipërpërmendur dha produktin e parë për nga rëndësia: zhbllokimin e procesit për zbatimin e vettingut, ligjit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi përmes plotësimit të komsioneve ad hoc të vettingut edhe me 50 përqindshin e munguar deri dje të anëtarëve që i përkasin opozitës. Me 123 vota pro deputetët miratuan anëtarët e opozitës në sejcilin nga tre komisionet ad hoc. Fjala është për komisionet që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Kryemnistri Rama – vettingu do të fillojë, reforma në drejtësi nuk ndalet
Kryeministri Edi Rama tha pas miratimit të anëtarëve të opozitës në përbërje të komisioneve ad hoc të vettingut, se “vetingu do të fillojë, reforma në drejtësi nuk ndalet”.
“Është një moment shumë emocionues, sepse është një moment që të bën të thuash me plot gojë që politika është një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira”,- theksoi kryemnistri Rama në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.
Zhbllokimi vettingut dhe fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi është një premisë e mirë që Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit me BE-në diku nga fillimi vitit të ardhshëm, pasi edhe ecuria e zgjedhjeve të 25 qershorit është një test për ecurinë e demokracisë në Shqipëri, ndarjen nga zgjedhjet me rezultat të kontestuar dhe zhvillimin e tyre me standarde ndërkombëtare të pjesshme.
Për zgjedhje të lira dhe të ndershme – shitblerja e votës, krim që dënohet me burgim
Krahas zhbllokimit të vettingut, si pjesë e marrveshjes Rama- Basha, parlamenti miratoi edhe ndryshime në Kodin Penal,, që lidhen me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas këtyre ndryshimeve shitblerja e votës përbën krim/vepër penale që dënohet nga 1- 7 vjet burg. Në zgjedhjet e kaluara shitblerja e votës dënohej vetëm me gjoba të papërfillshme financiare për nga vlera monetare në raport me shkeljen e standardit dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve. Futja e shitblejes së votës në grupin e krimeve të pa amnestueshme të Kodit Penal të Shqipërisë pritet të sjellë rezultatet e para në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në rezultatin e padeformuar të tyre, në respekt të vullnetit të zgjedhësve. Vepër penale konsiderohet edhe shpërdorimi i autoritetit të policisë për të ndikuar me mbështetje të një partie politike gjatë procesit zgjedhor, krim që dënohet me 5 vjet burg. Po kështu edhe përdorimi i mjeteve publike, veprimtarive shtetërore, burimeve financiare ose njerëzore në procesin zgjedhor përbëjnë vepra penale që dënohen nga 1- 4 vjet burgim. Nrdyshimet në Kodin Penal, të miratuara në Parlament, përfshijnë edhe forcimin e rregullave për të mbikqyrur financimet e partive politike dhe ndalimin e financimeve të paligjshme.
Qeveria me teknicienë të PD-së fillon punën
Do të ketë jetë të shkurtër, vetëm katër muaj, qeveria me gjashtë ministra dhe një zv./kryeministre tekniciene, me kryeministër përsëri Edi Ramën. Kabineti i ri u miratua nga Parlamenti dhe u dekretua nga Presidenti i Republikës. Ajo fillon punën të martën ( 23.05) e stigmatizuar nga analistët e pavarur si një qeveri, ku të gjashtë ministrat teknicienë nuk janë të tillë por militantë të PD-së apo pranë ish-kryemnistrit dhe ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Sipas tyre kjo përzgjedhje do t’i kthehet PD-së në boomerang, pasi gjashtë ministrat e rinj janë jo vetԹm militantë të njohur të PD-së, por kanë edhe profile të zakonshme. Analistët e pavarur mendojnë që ky është preludi i ardhjes në qeveri të militantëve nëse PD fiton zgjedhjet e 25 qershorit, perceptim që mund t’i sjellë mosmarrjen e votave me 25 qershor prej elektoratit gri, atij që nuk është i vendosur, apo që është fluid, rrjedh nga një forcë politike në tjetrën. Por kryemnistri Rama tha, se “Ministrat që sot kanë ardhur në qeveri për të përfaqësuar PD-në kanë ardhur të garantojnë PD-në dhe opozitën, se makineria shtetërore nuk do të përdoret në zgjedhje. Marrëveshja e 18 majit bashkëdakortësoi një platformë jo për të bashkëqeverisur nesër, por për të bashkëqeverisur zgjedhjet, ku të gjitha palët të jenë të garantuara.” (dw)