Për herë të parë Autoriteti i Mediave Audiovizive bën publik buletinin e parë për treguesit në sektorin e medias, që përfshin 6 mujorin e parë të vitit 2016.
Buletini është përmbledhje e treguesve mbi sektorin e mediave audiovizive në Republikën e Shqipërisë, duke përmbushur në këtë mënyrë edhe një nga funksionet kryesore që i atribuohen AMA-s nga ligji për mediat audiovizive.
“Buletini periodik i AMA-s është një produkt i ri që pasqyron të dhënat nga tregu audioviziv në Republikën e Shqipërisë. Kjo iniciativë e AMA-s është një transparencë për publikun, është një databazë, e cila ju jepet studiuesve, kërkuesve, grupet e interesit për të kuptuar më mirë se çfarë në ndodh në këtë treg”, shprehet Arben Muka, drejtor i programeve.
Në seancën e diskutimeve u trajtuan disa tema, si “Rregullimi i tregut të punës në radhët e operatorëve audiovizivë përmes standardizimit të marrëdhënieve kontraktuale punëdhënës–punëmarrës” si dhe “Aspekte metodologjike në mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave statistikore”.
Ky buletin është i dyti i publikuar, nga AMA, brenda këtij viti pas atij të Këshillit të Ankesave.
/ Top Channel