Gjatë diskutimit për rolin e shqiptarëve në Ballkan, në ligjëratën e tij të mbajtur në Kolegjin Universum, analisti dhe diplomati i njohur amerikan, Dejvid Philips tha se Serbia së bashku me Rusinë e përdorin konceptin e Shqipërisë së Madhe për të arsyetuar agjendën e tyre ekspansioniste.
Përafrimi i politikave të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimi dhe harmonizimi i politikave ekonomike dhe mbrojtja e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në Ballkan nuk e krijojnë Shqipërinë e Madhe por Shqipërinë Normale.
Duke folur për nevojën e shqiptarëve për t’u mbrojtur nga rreziqet e jashtme, Z. Philps tha që duhet të krijohet një kulturë e njëjtë me atë të NATO-së, ku kërcënimi apo rrëzimi i jetës së shqiptarëve në një vend apo rajon nënkupton rrezikimin e jetës së tyre në gjithë Ballkanin.
Prandaj është e rëndësishme të krijohet një politikë ‘një për të gjithë, të gjithë për një, apo një mini-Nato shqiptare ka thënë mes tjerash z. Filips.
Philips e përmbylli ligjeratën me një fjalim emocionues dhe inkurajues për të gjithë studentët, duke i treguar atyre se tiparet e shqiptarëve i kanë mbijetuar shumë problemeve me të cilat jemi ballafaquar, andaj edhe shprehu bindjen se kemi kapacitetin njerëzor për të dalë fitimtarë edhe nga sfidat e fundit të cilat na presin. (radiokosovaelire)