David Philips: Shqiptarët duhet të krijojnë një mini-Nato për të mbrojtur veten e tyre

fsk-alb-eGjatë diskutimit për rolin e shqiptarëve në Ballkan, në ligjëratën e tij të mbajtur në Kolegjin Universum, analisti dhe diplomati i njohur amerikan, Dejvid  Philips tha se  Serbia së bashku me Rusinë e përdorin konceptin e Shqipërisë së Madhe për të arsyetuar agjendën e tyre ekspansioniste.

Përafrimi i politikave të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimi dhe harmonizimi i politikave ekonomike dhe mbrojtja e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në Ballkan nuk e krijojnë Shqipërinë e Madhe por Shqipërinë Normale.

Duke folur për nevojën e shqiptarëve për t’u mbrojtur nga rreziqet e jashtme, Z. Philps tha që duhet të krijohet një kulturë e njëjtë me atë të NATO-së, ku kërcënimi apo rrëzimi i jetës së shqiptarëve në një vend apo rajon nënkupton rrezikimin e jetës së  tyre në gjithë Ballkanin.

Prandaj është e rëndësishme të krijohet një politikë ‘një për të gjithë, të gjithë për një, apo një mini-Nato shqiptare ka thënë mes tjerash z. Filips.

Philips e përmbylli ligjeratën me një fjalim emocionues dhe inkurajues për të gjithë studentët, duke i treguar atyre se tiparet e shqiptarëve i kanë mbijetuar shumë problemeve me të cilat jemi ballafaquar, andaj edhe shprehu bindjen se kemi kapacitetin njerëzor për të dalë fitimtarë edhe nga sfidat e fundit të cilat na presin. (radiokosovaelire)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>