Zgjedhjet lokale në Kosovë më 22 tetor

zgjedhjet lokale 2013Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi që zgjedhjet lokale të mbahen më 22 tetor te këtij viti, një datë kjo e propozuar nga shumica e partive politike përfaqësuesit e të cilave u mblodhën paradite në zyrën e tij për t’u këshilluar rreth kësaj çështjeje.

Presidenti Thaçi bëri të ditur se ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjet në fuqi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 38 komuna të vendit ku pritet të caktohen kryetarët e këtyre komunave dhe organet tjera qeverisëse lokale.

Konkurrenca më e fuqishme për zgjedhjet komunale pritet të zhvillohet në qytetet e mëdha të Kosovës posaçërisht në Prishtinë.

Shpallja e zgjedhjeve lokale ndodhë në një periudhë kur Kosova ende po numëron votat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, që nuk siguruan qartësi se kush do te qeverisë me vendin. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>