Presidenti i Konfederatës Evropiane të Sindikatave, Martin Romer po qëndron për vizitë në Maqedoni dhe se ai pas takimevetë zhvilluara me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, por edhe me autoritetet shtetërore, ka theksuar se përkrahë kërkesat e sindikalistëve, por nga ana tjetër ai përkrahë edhe reformat e tjera që po ndërmerren në arsim nga ana e institucioneve.Ai ka bërë thirrje që të mos ndëshkohen mësimdhënësit apo mënyra e sjelljes së mësuesve zëvendësues nëpër shkolla.
“Askund në Evropë nuk sillen mësues për zëvendësim dhe nuk ndëshkohen mësuesit, ashtu siç e bënë këtë Maqedonia. Nëse jeni në grevë, duhet respektuar kjo dhe Qeveria duhet ta bëjë këtë”, theksoi Romer.
Ai ka zhvilluar takime me ministrin e arsimit, Abdilaqim Ademi dhe ate të punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, ku siç ka nënvizuar ka shprehur vërejtjet e tyre, por edhe inovacionet që janë për tu përshëndetur.
“Në takim i kamë thënë se Maqedonia ka përgaditur një model unikat për ndëshkime. Mua më gëzojnë inovacionet, por këto janë shpikje fatkeqe. Nëse je mësues në Maqedoni, që në start mund të ndëshkohesh apo të ndalet pjesërisht një pjesë e rrogës. Askund në Evropë nuk ka shembull që mësuesit të paguajnë për të shkuar në punë”, ka deklaruar Romer në konferencën e përbashkët me SASHK. Ai ka bërë thirrje që të ndërpritet propaganda kundër SASHK dhe kryetarit të saj Jakim Nedelkov.
SASHK ka bërë të ditur se është inkurajuar me mbështetjen e konfederatës evropiane dhe se ata theksojnë se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke qenë në pritje për rifillimin urgjent të bisedimeve me institucionet përgjegjëse. (INA)