Tre gjëra që mësuam nga përballja mes dy gazetarëve në Maqedoni

Geroski-Profesioni i gazetarit është i nënvlerësuar në Maqedoni dhe për këtë kanë ndikuar shumë faktorë, posaçërisht qeveritë e kaluara që gazetarët i kanë pasur si shënjestër të denigrimit dhe të përdorimit për për qëllime të ulëta.

Të hënën në qendër të Shkupit pati një konfrontim në mes dy gazetarëve Branko Geroskit dhe Ljupço Palevski, ish-gazetar dhe ish-politikan. I njejti tani është futur në udhëheqje të biznesit të tij familjar.

Por çfarë mësoi Maqedonia nga kjo sfidë e gazetarëve. Telegrafi Maqedoni ju sjell tre elemente që si vend ne i humbëm si vlera.

1. Policia e pa përgatitur

Edhe pse policia kishte informacione të cilat ishin si njoftime në Facebook nga protagonistët e përballjes, të njejtët nuk reaguan dhe nuk u dukën në vendin e ngjarjes. Policia ka injoruar tentimin për pjesmarrje në dhunë kolektive.

2.Raportimi i mediave

Kjo ngjarje e vërtetoi ndarjen e mediumeve. Në media kundër pushtetit aktual dhe pro pushtetit të kaluar, dhe media pro-opozitës aktuale dhe kundër pushtetit të LSDM-së. Titujt dhe përmbajtja e lajmeve për këtë rast na jep një mësim të mirë se shumë pak lajme kanë qenë të ekuilibruara dhe kanë pasqyruar realitetin, pa mos mbajtur anë.

3. Gazetaria në Maqedoni po bëhet kafeneve
Jo për shkak të faktit se përballja e tyre u bë para një kafeneje por për faktin se një konflikt i tillë verbal duhej të zgjidhej në mënyrë të kulturuar, si dy njerëz të mëdhenj dhe profesionistë.

Si element shtesë duhet të përmendet se një ngjarje ”kaq e madhe” në mes dy gazetarëve maqedonas nuk e pati vëmendjen e duhur nga qytetarët shqiptarë të Maqedonisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>