Zbulimi tronditës / Komandoja i ushtrisë kapoja i organizatës që shiste drogë për VIP-at në ‘Bllok’

Xhuljano_KasaKokaina e sekuestruar një ditë më parë në Tiranë, kishte si treg të saj lokalet e natës dhe ato te lojërave të fatit. Sipas hetimeve, ushtari profesionist Xhuliano Kasaj i prangosur tashmë, ishte drejtuesi kryesor i këtij rrjeti, që tregtonte droga të forta.

Edhe pse kishte zgjedhur rrugën fisnike, duke shërbyer si ushtar profesionist në forcat tokësore të Zallherrit, nuk i kishte shpëtuar pjesëmarrjes në aktivitet kriminal. Xhuliano Kasaj u arrestua ditën e hënë nga oficerët e komisariatit numër 6., në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Tekstili”, dhe iu gjetën në banesë rreth 80 gram e kokainë. Së bashku me ushtarin Kasaj, në pranga ra edhe “vartësi” i tij Denis Kanani, i cili përveç kokainës shpërndante edhe kanabis. Fillimisht për të rënë në gjurmët e Kasajt, policia kishte mbi një muaj që monitoronte çdo lëvizje të Denis Kananit. Ky i fundit, tregtonte lëndë narkotike në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut, duke u fiksuar në të paktën 3 raste nga kamerat e sigurisë. Sipas hetimeve blerësit e kokainës dhe kanabisit ishin, personat VIP, si këngëtar apo edhe lojtar i lojërave të fatit.

Ky aksion, lidhet me atë të policisë disa ditë më pare, në kryeqytet, ku u sekuestrua, drogë, tavolina pokeri dhe ambient të përshtatshme për marrjen e lëndëve narkotike. Fillimisht, komandoja, 22-vjeçar ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit të tij, ku po qëndronte në një lokal pranë zonës së ish-kombinatit Tekstil. Ai ishte munduar më së miri që ta fshihte kokainën në banesë. Policia e gjeti drogën poshtë dyshekut, të mbështjellë me një qese dhe e ndarë në disa doza. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Denis Kananit, u sekuestrua edhe një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm dhe rreth 600 gram kanabis. /ABCNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>