“Topi tani është në anën e fqinjëve dhe duhet të bëjnë disa hapa që të arrijmë deri te marrëveshja”, thuhet nga sekretari i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos në intevistën për kanalin e tretë nga Selaniku në televizioni shtetëror grek “ERT” dhe njëherit përsëriti kërkesën greke për rishikim të Kushtetutës.
Siç raportn AIM nga Athina, Tzanakopoulos beson se janë ndërmarrë hapa me ndryshimin e “qëndrimeve radikale dhe nacionaliste të qëndrimeve të mëparshme” në Shkup, por përsëri thekson se ka çështje që nuk janë të thjeshta dhe se faza teknike është mjaft e rëndë.
“Unë mendojë në fakt se ka një vullnet politik nga të dyja anët, por ekzistojnë çështje që nuk janë të thjeshta, nuk janë të karakterit teknik dhe çështja kryesore është kushtetutshmëria për të mbuluar parakushtin e emrit. Sepse, ju e dini që qeveria greke në bisedime vjen dhe do të bjerë dakord për një emër që çka do të ishte për të gjithë, egra omnes, dhe për përdorim të përgjithshëm. Për egra omnes, është e qartë se duhet rishikim të Kushtetutës nga fqiut”, tha zëdhënësi dhe Ministri pa resor i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos./Telegrafi/