Kouroumblis: Për herë të parë në bisedime hyn edhe çështja e irredentizmit

KouroumblisMendoj se mënyra se si qeveria, kryeministri dhe ministri për Punë të Jashtme i zhvillojnë bisedimet në çdo mënyrë garanton interesat e vendit, mendon ministri për Transport Detar i Greqisë, Panagiotis Kouroumblis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në televizionin grek “Sky”, në pyetjen se a pajtohet me termin Maqedoni,Kouroumblis tha se bëhet fjalë për emër të pranuar.

“Mendoj se nuk jepet emri Maqedoni, por është një emër i pajtueshëm dhe më duhet t’ju them se për herë të parë në bisedime hyn edhe çështja e irredentizmit”, tha ministri grek.

Siç informon korrespondentja AIM nga Athina, Kouroumblis mendon se Greqia duhet t’i mbyll çështjet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ndërsa sapo të mbyllen “Greqia do të jetë forcë rajonale në Ballkan”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>