Në Tajlandë, të 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë nxjerrë nga një shpellë e përmbytur ku ishin bllokuar për më shumë se dy javë, thanë trupat e marinës tajlandeze SEAL.
“Të 12 djemtë dhe trajneri janë nxjerrë nga shpella,” thuhej në një postim në Facebook të trupave të posaçme të marinës tajlandeze. “Të gjithë janë shëndoshë e mirë,” thuhej aty.
Shpëtimi i djemve të martën erdhi në ditën e tretë radhazi të përpjekjeve për t’i nxjerrë ata nga kompleksi i shpellës Tham Luang që nga fundi i qershorit. Katër djem u shpëtuan të dielën dhe katër të tjerë të hënën. Djemtë e mbetur dhe trajneri i tyre u nxorën të martën. (voa)