Ish kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski ka deklaruar që ekziston një situatë paradoksale ku qytetari maqedonas e mbron identitetin nga grekët dhe bullgarët, ndërsa nga ana tjetër, ndodh serbizimi i Maqedonisë.“Kjo gjë më shumë shihet në programin kulturor muzikor të medieve pro qeveritare. Ju keni një situate paradoksale, partia e cila po e bind qytetarin maqedonas se po ia mbron identitetin nga grekët dhe bullgarët, nga ana tjetër po bën serbizimin e Republikës së Maqedonisë. Unë vlerësoj se në këtë moment, kemi një serbizim të popullit maqedonas dhe unë vlerësoj se pak mungon që në referendum 80 për qind të votojmë për bashkimin me Serbinë”, transmeton qik-u pjesë nga intervista e Lupço Georgjievskit dhënë Rel në gjuhën serbe. (lajm)