Për shumë njerëz nga vende të tjera, Gjermania mbetet një vend i ëndërruar. Ministri gjerman i Punës kërkon, Hubetus Heil kërkon të krijojë tani stimuj të tjerë për punë në Gjermani, por për profesione të caktuara.
Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil (SPD) kërkon për degë të caktuara të ekonomisë të krijojë lehtësira në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë. Në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë për degë punë si infermieria në azilet e pleqve, ku ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Kjo vizë me kufizim mund t’u mundësojë atyre të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani, tha ministri gjerman. Në këtë procedurë nuk përfshihet marrja e kontributeve sociale.
Ekonomia e mbështet idenë
“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vij për një gjysëm viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu”, tha Heil. “Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit. ” Synimi është të kemi „sa më pak procese burokratike”, për ata që kërkojnë punë. Me kërkesë të socialdemokratëve, koalicioni me bazë të gjerë në Gjermani synon që deri në fund të këtij viti të nxjerrë një ligj, që rirregullon ardhjen e fuqisë së huaj punëtore të kërkuar nga ekonomia. Kjo do të lehtësojë mundësitë e punësimit për jo-akademikët. Me këtë synohet të reduktohet edhe migracioni ilegal.
“Projekt qendror”
Kancelarja Angela Merkel në konferencën e shtypit para pushimeve të verës e quajti këtë „një projekt qendror” të qeverisë. Edhe ministri i Brendshëm, Horst Seehofer ka paralajmëruar për në vjeshtë paraqitjen e një plani orientues. Ideja e lejes së së kufizuar të qëndrimit për fuqi të huaj punëtore pa arsim të lartë mbështetet edhe nga ekonomia gjermane. Sipas revistës „Spiegel”, ajo është pjesë një plani shtatë pikësh të Shoqatave Federale Gjermane të Punëdhënësve, (BDA).
dw