PRO ET CONTRA REFERENDUMIT

Shkruan: Bejtullah Sadiku
PRO ET CONTRA REFERENDUMIT NE MAQEDONI

  • Çështja e Referendumit në Maqedoni është një proces mjaft i diskutueshëm, sidomos kohën e fundit dhe që do zgjase me afatizim deri në ditën e mbajtjes me 30 Shtator 2018. Diskutohet, flitet, shkruhet, analizohet, sugjerohet nga sikush dhe Çdokush i jep kahjen e (mos) rëndësisë që do të ketë për ardhmërinë e ketij vendi akoma të pa definuar?!
    Janë vurë në levizje faktorë të ndryshëm politik, nga lider partie, funkcionarë, pushtetarë, intelektual e analist të brendshëm, evropian e ndërkombetarë. Të gjithë japin mendime, sugjerime, ide e propozime për dalje në Referendum, mbështetjen e të njejtit, ku formula e përbashkët është kjo: „Ose-ose“, të dilet a mos të dilet, „për apo kunder“. Qëndrimet në shumicë janë për dalje, mbështetje dhe përfundim të suklsesshëm për „PO“, ku përqindja më e madhe e Poooos, jo e afron, por e Çon vendin në suksese të reja, hyrjen ne BE, NATO dhe si vazhdimësi e kësaj edhe në shumë organizma e organizata tjera evropiane e ndërkombetare si të barabartë në mesin e familjeve të ketyre shtetetve të zhvilluara , nga të cilët pritet që ndihma të jetë akoma ma e madhe dhe ma e fuqishme ndaj këtij populli e këtij grusht vendi të vogël.

Por, dilema që sjell pikëpyetjen e madhe, cka nëse nuk dilet me përqindjen e duhur? Friga, ankthi mbeten të hapur dhe me X gjëra të pa njohura e të pa pritura. Dilemat janë dhe mbeten prezente, jo vetëm në raport maqedon-maqedon, por edhe në raport shqiptarë-maqedon, ngase jo rrallë hudhen parulla jo afrueshmërie në mes këtyre dy nacionaliteteve ma të medha, që e ardhmja duhet të jetë domosdoshmërisht e barabartë në mënyrë reciproke, „sa i yti-po aq edhe i imi“ dhe „sa i imi-po aq edhe i yti“.
Lidhur me këto raporte, ditë e natë janë aktiv nëpër tryeza të rrumbullakëta, mediume të ndryshme dhe tubimet partiake me ma shumë „PRO“ se sa „CONTRA“. Dilemat akoma janë prezente, nga shkaku se akoma nuk janë sqaruar sa duhet e si duhet edhe shumë gjëra që na tangojnë neve shqiptarëve e që janë të hapura para Referendumit, e me ankth që mos hudhen në harresë edhe pas Referendumit.
Para Referendumit është dashur të organizohen debate konstruktive me masën, popullatën duke i lejuar edhe mendimet e tyre që mund të ishin poashtu konstruktive, sikur edhe tubimet që momentalisht mbahen, a janë vetëm informative, me moton kryesore se „duhet të gjithë me dalur e me votuar per PO“.
Në Referendum, materiali apo pyetjet për të cilat duhet të votohet apo rrethohen, poashtu të jenë konkrete, jo sugjestive, që të eliminohen dilemat dhe dyshimet e votuesve, ngase vendoset për një ardhmëri ma të mirë individuale, kolektive e gjithë shtetërore, për një të ardhme ma të shëndoshë e ma të lumtur të këtij vëndi të ri „Maqedonia Veriore“, ku e kaluara e hidhur e me probleme t´ia hudhim harresës dhe arkivave historike…?!
Pjesa e tretë, është dhe duhet mbetur realizimi i Referendumit ku duhet hollë e mire të detalizohen kërkesat e popullit, partive, lidëreve, politikanëve, analistëve, intelektualeve, akademikëve e të tjerëve, që diskutojnë me të madhe, por akoma pa qenë të sigurt në rezultatin final dhe zbatimin praktik në trendin e ri të vëndit në familjen fqinjësisë evropiane, pa u kry edhe detyrat e brendshme si që janë: emërtimi, identiteti, gjuha si dhe prezentimi reciprok në Kushtetute, Preambullë, Ligje e Ligjshmëri, duke patur parasysh edhe popullatën jo maqedone, konkretisht shqiptarë e të tjerë që jetojne dhe do jetojnë në këte vend te ri si në vëndin apo atdheun e tyre. Që nesër duhet të starton me shumë risi, programe, projekte e vlera tjera pozitive në të mire të të gjithëve, pa marrë parasysh identitetin nacional, religjioz e politik.
Nëse edhe ky opcion s´fiton, mendoj se një gjë të këtillë duhet t´i lejohet Parlamentit te Maqedonisë, që me mbështetje të pa kontestueshme të nderkombëtarëve, njëzërit dhe unanimisht të RATIFIKON dështimin e Referendumit për „PRO“.
Ndryshe, që kam potencuar vite më heret, po e them edhe tani, se po dështoj edhe ky projekt i fundit evropian e ndërkombëtar, me mbështetje të plotë edhe të SHBA-s, rrugëdalje tjetër nuk mbetet pos shpëtimit të ketij vendi që vec do e quanja „problematik“ është dhe mbetet vetëm „PROTECTORATI“?!

Sukses!
B.S. : Germany, 16.09.2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>