Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij do të ndërtojë armë me fuqi të pakrahasueshme me asnjë vend të botës.
Ai foli pas një vendimi të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga traktati prej disa dekadash i armëve bërthamore.
Zoti Putin tha në një takim me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe të zbatimit të ligjit të enjten se “Rusia nuk kërcënon askënd dhe ka respektuar rreptësisht detyrimet e saj në sferën e sigurisë ndërkombëtare dhe kontrollit të armëve”.
Ai tha se armët aktuale të Rusisë do të modernizohen për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve të mundshme.
Putini foli në të njëjtën ditë kur 55,000 trupa të NATO-s në Norvegji filluan manovrat më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë.
Rritja ushtarake e Rusisë në kufirin e saj evropian ka qenë prej kohësh një burim tensionesh për vendet fqinje, të cilat janë të kujdesshme ndaj inkursioneve ruse si ato në Ukrainë dhe Gjeorgji. (voa)