Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do të jetë pjesë e Bankës Qendrore të Malit të Zi, si një prej 10 anëtarëve të Bordit Këshillues. Ky emërim ka sjellë reagime në shtypin malazez.
Kjo për shkak të akuzave të ngritura ndaj Fullanit, kur u vodh Banka e Shqipërisë. Pyetur për mediat, Guvernatori i Bankës në Mal të Zi ka preferuar të mos përgjigjet në lidhje me akuzat në Shqipëri ndaj Fullanit. Bordi ka 11 anëtarë, njëri prej të cilëve është edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Lajmi është bërë me dije në mediat më të rëndësishme malazeze të tilla si “Vijesti”.
“Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetin e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë”, thuhet në artikull. Në atë kohë, Prokuroria e Shqipërisë kërkoi 5 vjet burg për Ardian Fullanin, por gjykata në fund vendosi “pafajësi” për të shkruan gazate shekulli, por pa njoftuar nëse ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin disponon aksione apo pasuri në Malit të Zi.