Pushteti i Gruevskit sikur i Shtetit Islamik

Gazetarët protestues sot në Shkup kanë theksuar se pushteti aktual në Maqedoni i udhëhequr nga Nikola Gruevski i ngjason pushtetit të ISIS apo Shtetit Islamik. Gazetarët kanë mbajtur disa karikatura të kryeministrit Gruevski, i cili në stilin e një “xhihadisti”, therrë lirinë e 35veKryetari i shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani theksoi se kjo karikaturë do t’i dorëzohet kryeministrit para portës së Qeverisë.
Redaktori i revistës “Fokus”, Zoran Dimitrovski theksoi se ky pushtet është sikur ai i egërsirave të Shtetit Islamik. Derisa po vazhdonte kjo protestë para Qeverisë, për lirimin e gazetarit Tomislav Kezharovski, ky i fundit pasi që është lënë i lirë me kusht sot nga burgu i Shutkës, menjëherë i është bashkëngjitur protestës së gazetarëve.
13:45 – Në Shkup sot filloi një protestë masive e gazetarëve me një përkrahje edhe të qytetarëve për lirimin e gazetarit maqedonas Tomislav Kezarovski.

Protestuesit janë grumbulluar para Gjykatës së Apelit ku kanë kërkuar lirimin e plotë të gazetarit Kezarovski, i cili nga kjo gjykatë u dënua me 2 vite burg për një rast që kishte ndodhur dy vite më parë, pasi që sipas gjykatës, gazetari në një shkim në gazetën “Nova Makedonija” kishte zbuluar një dëshmitar të mbrojtur lidhur me një vrasje që kishte ndodhur në qytetin e Velesit.

Derisa ka vazhduar protesta, me një urdhër gjykate, gazetari Kezarovski u lirua nga burgu duke u dërguar në arrest shtëpiak deri më 18 shkurt.

Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve apeloi që gjykata të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të lirojë menjëherë gazetarin Kezarovski.

“Ne nuk kemi kërkesa tjera, vetëm kërkojmë me ngulm lirimin e plotë të kolegut tonë, pasi që dyshojmë se bëhet fjalë për një dënim të padrejtë”, theksoi Selmani.

Shumica e gazetarëve kanë mbajtur parulla të ndryshme si “Nuk ka burgje për ne”, “Gjykatës, deri kur do të jeni shërbëtorë”, “Kush është me radhë?”, “Liri e shprehjes”, etj.

Protestuesit më pas kanë vijuar drejt Qeverisë, ku gjithashtu do të shprehet një notë proteste. Në përkrahje të protestave sot kanë qenë edhe shoqatat e tjera të gazetarëve, shoqatat studentore, parti politike, por edhe shumë qytetarë. (INA)

08:15 – Në Shkup sot do të zhvillohet një protestë tjetër në mbrojtje të gazetarit të dënuar maqedonas Tomislav Kezharovski, i cili nga Gjykata e Apelit u dënua me 2 vjet burg, derisa shoqatat e gazetarëve dhe familjarët e tij prisnin vendimin për lirimin e tij nga kjo gjykatë e shkallës së dytë.

Gjykata e Apelit vendosi pas shqyrtimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë – Gjykata Themelore e Shkupit, e cila kishte dënuar këtë gazetarë me 4,5 vjet burg. Por vendimi për të mos liruar gazetarin Kezharovski, ka nxitur reagime të ashpra të gazetarëve, por edhe opinionit më të gjërë, duke përfshirë edhe opozitën maqedonase.

Javën e kaluar u mbajt një protestë e gazetarëve para gjykatës, duke dënuar vendimin e saj dhe duke kërkuar lirimin e Kezharovskit. Por një protestë e radhës u paralajmërua për nesër, dhe se sipas shoqatave të gazetarëve ajo do të jetë më masive.

Edhe opozita maqedonase dënoi burgosjen e gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe e cilëson atë një proces gjyqësorë të turpshëm. Ajo bënë thirrje qytetarëve që të martën të marrin pjesë në protestën që do të organizohet për Kezharovskin.

“Ftojmë qytetarët që t’i kundërvihen kësaj egërsie të qeverisë dhe të qëndrojnë në mbrojtje të lirisë dhe të gazetarëve”, theksoi zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Sipas saj reagimi i djeshëm tregoi se drejtësia në Maqedoni është e politizuar dhe e shndërruar në instrument të partisë qeverisëse. Por, këto paralajmërime kanë nxitur reagimin e gjykatës, e cila përmes një komunikate ka theksuar se me këto reagime dhe paralajmërime po bëhen presione nga gjykatës dhe drejtësisë.

Gazetari i “Nova Makedonija”, Tomisllav Kezharovski është dënuar me 4,5 vite burg, për arsye të publikimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një rast të njohur “Orashe”, që kishte të bënte me vrasje.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>