Hop në karrierë për Richard Grenell

GrenellRichard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin merr së shpejti një post të rëndësishëm në Uashington. Grenell është po ashtu i ngarkuar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti amerikan, Donald Trumpi vlerëson besnikërinë. Nga kjo përfiton edhe Richard Grenell, ambasadori amerikan në Berlin, përkrahës i flaktë i presidentit amerikan. Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të jetë koordinatori i ri drejtues i shërbimit sekret në Shtëpinë e Bardhë- Këtë e bëri të ditur presidenti amerikan në twitter. “Rick e ka prezantuar vendin tonë shumë mirë dhe gëzohem që do të jetë punoj me të.”

Grenell zëvendëson në këtë post, Joseph Meguire. Grenell, anëtar i partisë republikane konsiderohet edhe mbështetës pa rezerva i presidentit Trump, dhe gjithmonë e përmend lidhjen e mirë që ka në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kohës si ambasador në Gjermani, Grenell zuri kryetitujt e gazetave gjermane me deklarata polarizuese dhe kritikë të ashpër për politikën gjermane, gjë që është e pazakontë për një diplomat.Drejtori i shërbimeve sekrete, DNI, të cilën do ta marrë Grenell ka si detyrë të koordinojë punën e shërbimeve sekrete.

Vitin e kaluar, Grenell u emërua nga presidenti Trump si i dërguar i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Së fundmi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (14-16.02)me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Richard Grenell u nënshkrua të premten marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq.

la/ml/mak (dpa, rtr)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>