Në ski qendrën më të madhe Kodra e Diellit, sot do të lëshohet në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse.
Gjatësia e linjës e teleferikut është 1.420 metra, ndërsa kapaciteti maksimal 3.200 skijatorë për një orë.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri teknik Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive Sadulla Duraku, zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevksi dhe drejtuesi i ELEM Turs Xhemail Jusufi.
telegrafi